Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ndodhet në Shkodër për një vizitë zyrtare. Mëngjesin e sotëm ai ka vendosur kurora me lule bashkë me kryebashkiaken Voltana Ademi tek busti i Isa Boletinit.
Duke folur pas homazheve, Haradinaj tha se është i kënaqur që ndodhet në qytetin e Shkodrës, i cili e ka shpallur “Qytetar Nderi” në kohën kur ishte i burgosur.
Haradinaj tha se vazhdon puna për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe se për këtë ka marrë mbështetjen e partnerëve dhe aleatëve të huaj. Haradinaj do ketë një vizitë në bashkinë Shkodër dhe në një prej muzeve.