Banorët tregojnë terrorin që përjetuan nga breshëritë e grekut në Bularat

0
712

Banorët e Bularatit thonë se Kaçifa kishte disa ditë që kishte ardhur në Bularat. Ata i përshkruajnë të shtënat si momente tmerri. Megjithëse gjesti është kryer spontanisht, disa prej banorëve dyshojnë që i riu duhet ta ketë planifikuar më parë sulmin.

Ishte pikërisht Kostandin Kaçifa, ai që dekoroi një ditë më parë të gjithë fshatin me flamuj grekë. Pyetjes së një bashkëfshatari, se përse flamujt kishin pozicion “zije”, Kaçifa i dha përgjigje kaotike.

“Unë i dëgjova të shtënat nga brenda dhe dola. Nuk kuptova kë qëllonte. Ishte si luftë. Ende na dridhet trupi. Nuk e prisnim fare këtë gjë. Dukej sikur kishte humbur mendjen në moment. Nuk kemi pasur kurrë gjëra të tilla”, tha një banore.

“Ne ishim përgatitur për festë. Nuk e kuptuam pse ndodhi kjo, por ishte tmerr. Fat që nuk u vra njeri. Dëgjova që u tha burrave që ishin në oborrin e kafenesë ‘futuni brenda’ dhe kaq. Ne e njohim për djalë të mirë e të urtë. Nuk e besoj që e ka bërë këtë”, tha një tjetër banore.

Për momentin, mendohet se ai e planifikoi dhe realizoi sulmin i vetëm, por hetimet sapo kanë filluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here