Bularati, Rama: Deklarata e Berishës pisllëk, nga një i degraduar

0
726
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha për zhvillimet në Bularat ku u vra pasi luftoi me policinë një pjesëtar i minoritetit grek.

Një në postim në Twitter, Rama shkruan se deklarata e Berishës është një pisllëk, duke e cilësuar paraardhësin një materie të biodegraduar.

 

“Deklarata e SB për Bularatin një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë🤧Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu që do iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë dhe një fjali për t’ua treguar fëmijëve apo një fjalim ku të mos duhet sinjali kujdes fëmijët🔴”, shkruan Rama.

Rama Twitter
Ndërkohë Berisha në statusin e tij i dilte në mbrojtje policisë shqiptare për veprimet e saj ndaj Kostandinos Kaçifas dhe bënte apel për ndërprerjen e histerisë primitive antishqiptare në Athine dhe asaj antigreke në Tiranë, që nuk i shërbejnë sipas tij, as të vertetës dhe as bashkëpunimit mes popujve.

Ai dënonte në statusin e tij “disa reagime zyrtare të Athinës por edhe të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qëllime politike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here