Monday, May 20, 2024
Home Aktualitet Moti i keq në Itali pezullon lundrimin Bari-Durrës

Moti i keq në Itali pezullon lundrimin Bari-Durrës

0
612

Moti i keq në Itali ka çuar në pezullimin e lundrimit të trageteve nga porti i Barit në Drejtim të Durrësit.

Dy tragetet nga Bari Rigel 3 dhe AF Marina nuk do të nisen natën e sotme, por nesër në mëngjes në orën 07:00 dhe pritet të mbërrijnë mbasdite vonë në Durrës, si pasojë e kohës së keqe.

Porti italian i Barit është mbyllur përkohësisht si pasoje e erës që arrin një shpejtësi deri 120 km/orë.
Vonesa do të ketë dhe në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt Barit.

Të parashikuara për t’u nisur nga Durrësi në orën 23.00 të së hënës, tragetet do të nisen rreth orës 03:00 të mëngjesit të së martës. Ndonëse në brigjet e Durrësit moti është i qetë, në det të hapur forca është 8-9 ballë.

Ndërkohë që mjetet e vogla ka 2 ditë që nuk kanë dalë në det.

Urdhri i  kreut të Drejtorisë së Përgjithshme Detare

Kapiteneria e pergjithshme ka marre njoftim se sonte me date 29.10.2018 pas ores 14 te dites sotme do kete perkeqesim te situates detare me ere te forte qe do shkoje deri ne 45m/s dhe dallge te medha. Per keto arsye kerkoj :

1-Te njoftohen te gjitha agjensite, tragetet, peshkarexhat, dhe mjetet e vogla detare dhe anijet e transportit te mallrave per situaten e perkeqesuar dhe te merren masat per parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjate ketyre 48 oreve.

2-Te lajmerohen anijet e peshkimit dhe pronaret e tyre qe te marrin masa per sigurimin e anijeve ne porte dhe te monitorojne anijet me njerez cdo ore qe mos te kete mbytje ne port apo avari nga moti keq.

3-Te ndalohet levizja e mjeteve te vogla ne det dhe mos te lejohet dalja ne det e tyre. Te ndalohet dalja e ketyre mjeteve me njerez.

4-Te lajmerohen ne menyre te veçante tragetet per situaten me ere te forte dhe te ndiqet cdo moment situata e tyre gjate levizjes ne linjat nderkombetare dhe te lajmerohen posagjeret per cdo vonese apo ndalim te linjave.

5-Cdo rast i evidentuar apo i njoftuar per anije ne rrezik apo ne veshtersi te njoftohet kapiteneria e pergjithshme me email, tel dhe cdo mjet te mundshem me qellim qe te jemi te informuar per gjendjen e tyre.

6-Mos zbatimi i ketij njoftimi apo mos marrja e masave ju ngarkon me pergjegjesi administrative dhe ligjore per mos zbatim urdheri dhe rrezikim te jetes dhe prones.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here