Monday, May 20, 2024
Home Politikë Rama: Prej të shtunës kemi një problem me presidentin Meta

Rama: Prej të shtunës kemi një problem me presidentin Meta

0
602

Parlamenti po zhvillon një seancë jashtë radhe për të votuar dekretin e Presidentit Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Rama po mban një fjalim në Kuvend.

Rama: Që kur hyri në presidencë pas asaj dalldisjes fatkeqe të rrugës së Shqipëisë me flamurin e LSI-së ai e ka justifikuar thuajse plotësisht votën tonë. Ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe barazpeshuar qëndrimin, por qysh prej të shtunës në mbrëmje kemi një problem me presidentin e Republikës.

Kushdo ka të drejtën e vet të mos na besojë, kritikojë, por askush tjetër përveç popullit sovran as e ka dhe as e merr dot të drejtën të na pengojë në uhstrimin e mandatit tonë kushtetues. Kjo vlen dhe për presidentin

Ditën e djeshme grupi parlamentar i PS me dakordësi të plotë ka miratuar që Sandër Lleshi të mbajë postin e zv/ministrit të Brendshëm, por me kompetencat e ministrit, pasi

Ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Kryeministri Edi Rama e quajti ‘shkelje kushtetuese”nga ana e presidentit Meta mos dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Por përmes zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi mesazhi që  i përcillet kryeministrit është: Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here