Monday, May 20, 2024
Home Politikë Rama zbardh letrën e presidentit Meta: Asnjë referencë në Kushtetutë

Rama zbardh letrën e presidentit Meta: Asnjë referencë në Kushtetutë

0
564

Gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme, kryeministri Edi Rama ka zbardhur letrën e refuzimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme.  Rama u shpreh se refuzimi nuk ka asnjë referencë në Kushtetutë.

“Kushtetua ja ka përcaktuar të 12 kompetencat e presidentit dhe nuk figuron kompetencat e refuzimit të kryeministrit dhe të ministrave që gëzojnë besimin e kryeminatorit. Nëse do ekzistonte një kompetencë e tillë, nuk ka diskutim që paraardhësi i Metës do e kishte zbuluar. Nishani e firmosi atë ministër me duart e lidhura nga Kushtetuta. Sepse Kushtetuta ua ka thënë qartë se nuk mund të ushtrojnë kompetencë tjetër. Kushtetuta nuk i njeh presidentit as shprehimisht dhe as me nënkuptim, por Meta ka referuar një letër pa asnjë referencë ligjore.

Pra presidenti nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin ministrit. Keqkuptimi është se unë nuk i kam besuar kandidat për ministër, por i kam çuar dekretin për një ministër dhe jo për një kandidat. Presidenti ku ka kompetencë për ta refuzuar”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here