Qeveria hungareze pranon kërkesën për azil të Gruevskit

0
436

Qeveria e Viktor Orban në Hungari ka deklaruar se e kanë pranuar kërkesën për azil të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Duke pasur parasyshë se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeministër dhe duke marrë në konsideratë rrethanat e sigurisë, autoritetet tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për migrim dhe azil në Budapest”, thuhet në një reagim të qeverisë së Budapestit, raporton Alsat.

“Autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombëtare. Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe konsiderojmë se vlerësimi i kërkesës për azil për ish kryeministrit do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik”, theksojnë nga kabineti i Orban duke shtuar se nuk mund të ndajnë më shumë informacione me opinionin lidhur me procedurën për azil të ish kryeministrit Gruevski para se të përfundojë procedura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here