Ikja e “trurit”, Shqipëria përkrah Eritresë dhe Somalisë

0
600

Fenomeni i “Largimit të Trurit” është kthyer në një problem të ndjeshëm për Shqipërinë. Në një raport të Unesco, “Global Education Monitoring 2019” thuhet se vendi ynë është midis shteteve me nivel të lartë të largimit të studentëve dhe profesionistëve të lartë ku rreth 20 % e tyre kanë emigruar.

Ky fenomen cilësohet negativ sidomos për vendet në zhvillim. Për ta frenuar sugjerohet që studentëve në Shqipëri tu jepet më shumë përkrahje për shkollim e punësim në mënyrë që të mos kërkojnë të largohen nga vendi i tyre.

Madje kërkohet të aplikohen projekte për integrimin e personave të rikthyer nga emigrimi.

Perspektiva e emigrimit thuhet në raport kërkon investime individuale në arsim dhe shkathtësi në dërgimin e vendeve dhe zbutjen e disa prej kostove për largimin e trurit. Sistemet e arsimit duhet të përshtaten për të shfrytëzuar shkathtësive të migrantëve të kthyer.

Në Studimi shprehet se normat e emigrimit te njerëzve te kualifikuar janë mbi 20% ne një te tretën e 174 vendeve, dhe në këtë nivel përveç Shqipërisë, përfshihen edhe Grenada ishujt Karaibe, Malta, Eritrea dhe Somalia. Ndikim në largimin studentëve nga këto vende kanë pasur edhe politikat e universiteteve të huaj të cilat dhurojnë bursa dhe e përkeqësojnë tendencën për tu larguar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here