Saturday, May 18, 2024
Home Kronika Itali, arrestohet i riu shqiptar, kishte fshehur kokainë në tullumbace

Itali, arrestohet i riu shqiptar, kishte fshehur kokainë në tullumbace

0
664

Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi u kap me 1 kg kokainë 90% të pastër. Arrestimi i shqiptarit, ideniteti i të cilit ende nuk dihet u kap në periferi të Romës.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ra në gjurmët e policisë italiane, për faktin se lëvizte gjithmonë në makina të ndryshme. Kur vendosën ta ndalojnë, agjentët e policisë i gjetën vetëm para.

Ndërsa kokaina e pastër, u zbulua gjatë kontrollit në shtëpi e paketuar në disa pako plastike të fshehura  brenda disa tullumbaceve të futura në qese.

Përveç drogës, gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe peshore, 4740 euro, nga të cilat 3600 ishin monedha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here