Monday, May 20, 2024
Home Politikë “Buxheti”, Spiropali: Fatkeqësi që opozita godet çdo iniciativë

“Buxheti”, Spiropali: Fatkeqësi që opozita godet çdo iniciativë

0
473

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali gjatë seancës së sotme plenare, ku pritet të miratohet projekt-buxheti i vitit 2019,  nuk ka kursyer  sulmet për opozitën, e cila prej kohësh ka bojkotuar parlamentin.

Deputetja socialiste gjatë fjalës së saj në Kuvend, tha se është fatkeqësi që opozita godet çdo nismë të qeverisë, edhe nëse prej tyre varet fati i vendit.

“Në shoqërinë tonë kemi prirje për lokalizëm dhe funksionojmë në lidhjen me ndarjen. Ne nuk do jemi më një vend më kaq e aq banorë, ne do jemi një vend me masë të konsiderueshme, një vend relativisht i madh në rajon.

Nuk do të jemi më vend me gëgë dhe toskë, shqiptarë të asaj krahine apo kësaj krahine. Është fatkeqësi se  opozita jonë edhe në rastin  kur Shqipëria diskuton në Bruksel, nuk është prezente por merr gurët dhe godet çdo iniciativë. Unë dua të inkurajoj qeverinë që të vazhdojë me ketë nisëm”, u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here