Pas diskutimit me Kryemadhin, Basha takon Mediun

0
499

Kryetari demokrat Lulzim Basha është takuar këtë të hënë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Takimi i tyre u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike dhe zgjati afro gjysmë ore.

Besohet se në fokus të këtij takimi kanë qenë diskutimet mbi zhvillimet e fundit politike, si protestat e qytetarëve të “Unazës se Re” për projektin e “Unazës së Madhe”, për strategjinë e opozitës në mbështetje të tyre, si edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale në vend.

Pas këtij takimi, mësohet se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar për të takuar kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here