Nuk plotësohen kërkesat për studentët, 8 deputetët e opozitës ikin nga Kuvendi

0
552

Opozita është larguar nga Kuvendi sot, pasi mazhoranca me vota rrëzoi futjen në rendin e ditës të dy amendamenteve të paraqitura nga LSI –ja për t’i dhënë zgjidhje 8 kërkesave emergjente të studentëve protestues.

Vetëm 30 minuta ka zgjatur, hyrja e përfaqësuesve të opozitës, PD-LSI në Kuvend, e para për këtë legjislaturë, e vetmja deri tani, pasi ata janë detyruar ta braktisin seancën nga votat kundër dhe arroganca e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka marrë fjalën dhe ka qësendisur në veçanti, propozuesit e zgjidhjes së krizës, kryetaren e LSI Monika Kryemadhin dhe deputetët e grupit të saj parlamentar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here