Monday, May 20, 2024
Home Lajme Gjel deti me përshesh në lakër, receta alternative e gatimit për Vitin...

Gjel deti me përshesh në lakër, receta alternative e gatimit për Vitin e Ri

0
947

Gjeli i Detit cilësohet si mbreti i tryzës festive të Vitit të Ri. Por për familje të vogla një gjel i gatuar në mënyrën tradicional do të konsiderohej i shkuar dëm. Ndaj ne ju paraqesim një recetë alternative, jo vetëm në shije!

Gjeli i Detit i Pjekur i plotë dhe i shoqëruar me përshesh në mes të tavolinës festive dhe njerëzit më të dashur bashkë rreth tij është panorama ideale e festës së ndërrimit të viteve.

Por në kohët kur edhe familja shqiptarë për shumë arsye tashmë është rrudhur në mesatarisht katër persona, një gjel deti i plotë do të konsiderohej një harxhim i tepërt.

Ndaj ne ju paraqesim këtë recete alternative.

GJEL DETI ME PËRSHESH E PJEKUR NË LAKËR

Për të cilën duhen: Gjel Deti, Lakër, Gjalp, Vaj Ulliri, Djathë, Bukë të vjetër, Qepë, Kripë, Nemexhik dhe Rozmarinë.

Fillimisht përgatitet përsheshi, duke kavërdisur qepë me pak vaj ulliri e gjalp. Aty shtojmë bukë të vjetër të prerë në kubikë. Masës i shtohet pak lëng pule.

Një kokër e plotë lakre futet për disa minuta në një furrë në mënyrë që të zbutet

Nga gjeli i detit, prisni copa në varësi të personave që do të keni në tryezë.

Mishit i shtohet kripë dhe kavërdiset bashkë me erëza sipas dëshirës.

Më pas gjethet e lakrës mbushen me përsheshin dhe mishin e gjelit të detit dhe futet në pjekje.

Pas 3 -4 orësh në pjekje me temperaturë të ulët, është gati për tu shërbyer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here