Saturday, April 27, 2024
Home Aktualitet Parashikimi i motit/ Temperatura tejet të ulëta dhe erë e fortë

Parashikimi i motit/ Temperatura tejet të ulëta dhe erë e fortë

0
809

Temperaturat në zonat malore të vendit do të bien deri në minus 11 gradë, ndërsa maksimale po në këto zona do të jenë deri në minus dy gratë. Ky është parashikimi i Institutit Meteorologjik për ditën e premte. Edhe në zonat e ulëta të vendit, temperaturat do të bien shumë, duke u luhatur në vlera maksimale në vetëm 5 gradë celsius.

Sipas IGJEUM, reshjet do të jenë në formë dëbore deri në 600m mbi nivelin e detit (në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi).

Temperaturat

Nesër (e premte, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 0 / 5 °C

në vendet e ulëta: 0 / 5 °C

në vendet malore: -11 / -2 °C

ERA

Sot pasdite (e  enjte, dt.03) dhe nesër (e premte, dt.04) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por deri e fortë në zonat malore në Veri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here