Monday, May 20, 2024
Home Lajme Vajza e Michael Schumacher uron babain për 50 vjetorin e lindjes

Vajza e Michael Schumacher uron babain për 50 vjetorin e lindjes

0
787

Vajza e Michael Schumacher i ka uruar babait të saj 50-vjetorin e lindjes në një postim të ëmbël në Instagram.

Gina publikoi disa foto të legjendës së Formua 1 gjatë garave në periudha të ndryshme.

“Gëzuar Ditëlindjen, babi më i mirë,”-shkruajti 21-vjeçarja.

Kampioni 7 herë u botës mbush sot 50-vjeç. Ai nuk është parë në publik prej 5 vitesh, që nga koha kur pësoi aksident me ski në dhjetor 2013 dhe ra në gjendje kome. Gjermani përplasi kokën në një shkëmb dhe iu nënshtrua në atë kohë një ndërhyrje urgjente, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Aktualisht ai po merr trajtim të rrumbullakët në shtëpinë e tij në Zvicër.

Schumacher ka dy fëmijë, Gina dhe Mick. Djali i tij është kampion bote i Formula Tre dhe do të konkurrojë në Formula Dy vitin e ardhshëm.

Gruaja e Schumacher, Corinna, lëshoi një deklaratë të rrallë mbi shëndetin legjendës në prag të ditëlindjes së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here