Monday, May 20, 2024
Home Politikë Balliu nga “Astiri”: Rama do marrë shuplakën përfundimtare

Balliu nga “Astiri”: Rama do marrë shuplakën përfundimtare

0
534

Banorët e Unazës së Re vijojnë protestën e tyre  duke bllokuar edhe rrugën në zonën e “Astirit”. Ata njëzëri janë shprehur se projekti në fjalë duhet të anulohet urgjentisht pasi është tërësisht korruptiv.

Teksa sot numërojnë plot 66 ditë rezistencë dhe protestë, banorët u shprehën se kauza e tyre do të vijojë deri në kohën kur projekti të anulohet. Në mbështetje të tyre ishin edhe deputetë të opozitës së bashkuar. Deputeti demokrat, Klevis Balliu kishte një mesazh të qartë për shefin e qeverisë.

“Nuk do të stepemi, do të qëndrojmë të bashkuar, nuk do të ikim derisa projekti të anulohet. Rama duhet të marrë qartë mesazhin, larg duart nga studentët dhe Unaza e Re ose në të kundërt do të marrësh atë që nuk e ke imagjinuar, shuplakën përfundimtare”, theksoi Balliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here