Monday, May 20, 2024
Home Politikë “Studentët më mësynë whatsapin” Rama: Ja ku i gjeni përgjigjet

“Studentët më mësynë whatsapin” Rama: Ja ku i gjeni përgjigjet

0
483

Në një kohë kur studentët protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit përmes një postimi në ‘Twitter’ shkruan se deri në 3 të mëngjesit ka marrë qindra mesazhe nga studentë në lidhje me pretendimet për Vendimet e Këshillit të Ministrave për kërkesave të tyre. Rama u sugjeron studentëve që të kontrollojnë në adresën e Qendrës së Botimeve Zyrtare për të parë VKM-të në fjalë.

“Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë whatsapin😀Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë😂Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare🤔Por mjafton një klik http://qbz.gov.al dy sy për të parë😊. E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotesosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave🤝. Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua😁,ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësim🤮Kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë☹️”, shkruan Rama.

Dwdujaxxgaaqyml

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here