Vuçiçit i kërkohet të paraqesë “planin e tij për Kosovën”

0
560
Beograd, 19. juna 2018. - Predsednik Srbije Aleksandar Vucic potvrdio je danas da je dobio poziv za nastavak dijaloga sa Pristinom i da ce u nedelju dochi do njegovog susreta sa Hasimom Tacijem. FOTO TANJUG / DRAGAN KUJUNDZIC / bg

Organizatorët e protestave joqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, që të paraqesë planin e tij për Kosovën para qytetarëve të Serbisë, duke thënë se ata janë adresa ku duhet drejtuar dhe “jo Brukseli, Uashingtoni, Moska ose Prishtina”.

Përmes një deklarate, ata e akuzuan Vuçiçin se me politikën që udhëheq, “shteti i Serbisë është tërhequr nga Kosova”, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Organizatorët e protestave thanë po ashtu se presidenti i Serbisë “i ka instaluar kriminelët e tij që të qeverisin me territorin e askujt, pasi i ka tërhequr institucionet serbe nga veriu i Kosovës”.

Në deklaratë thuhet se Vuçiç e ka bërë betimin e presidentit duke u zotuar se “do të mbrojë Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën si pjesë të Serbisë”, ndërsa “sot ai flet për ndryshim të kufijve”.

Protestat antiqeveritare në Serbi mbahen çdo të shtunë që nga 8 dhjetori.

Protestat kanë filluar me sloganin “Stop bluzave të përgjakshme”, pasi njëri prej udhëheqësve të koalicionit opozitar “Aleanca për Serbinë”, Borko Stefanoviq, është rrahur në Krushevc. Protestat kanë vazhduar edhe me parullën “Një nga pesë milionë”, si përgjigje ndaj deklaratës së Vuçiçit se mund të mblidhen pesë milionë njerëz, porse ai nuk do t’iu nënshtrohet presioneve nga rruga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here