Sejko: Shqipëria duhet të integrohet sa më parë për të përshpejtuar rritjen ekonomike

0
719

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,Gent Sejko, ka apeluar që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen sa më parë në Bashkimin Europian.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin “Euromoney” kreu i Bankës Qendrore theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE është në funksion të përshpejtimit të ritmit të rritjes ekonomike, të rritjes së mirëqenies shoqërore, si dhe të ankorimit sa më të mirë të perspektivave afatgjata të zhvillimit të vendit.

Diskutimet e panelit në këtë forum u fokusuan në tema me rëndësi që lidhen me ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, si dhe më në veçanti: me efektet e pritura të përfundimit të lehtësimit monetar të ndërmarrë nga Banka Qendrore Evropiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here