Studentët: Të shfuqizohet e Ligji i Arsimit të Lartë

0
641

Studentët e fakultetit Juridik vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar për më se dy javë.

Sot ata kanë shkuar në zyrën e rektorit të UT-së, Mynyr Koni.

Për rreth 60 minuta ata kanë biseduar rreth situatës së krijuar në Fakultetin e tyre dhe për kërkesat që parashtrojnë.

“Ne kërkuam mbështetjen e rektorit për anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë. Do të jetë senati që do të marrë një vendim”, tha njëri prej studentëve.

Dje pedagogët e të gjitha fakulteteve të UT-së paralajmëruan një grevë të përgjithshme në rast se Qeveria nuk merr masa konkrete për zbatimin e kërkesave të tyre, ku përfshihet shfuqizimi i ligjit dhe VKM-ve të 26 Dhjetorit 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here