Friday, May 17, 2024
Home Politikë Berisha: Basha të ftojë në PD elitën shqiptaro-europiane dhe shqiptaro-amerikane

Berisha: Basha të ftojë në PD elitën shqiptaro-europiane dhe shqiptaro-amerikane

0
578

Ish kryeministri Sali Berisha këshillon Lulzim Bashën të hedhë sytë nga diaspora dhe të ftojë elitën shqiptare në europë dhe Amerikë të bëhet pjesë e PD-së.

I ftuar në emisionin “Tempora” Berisha tha:  Gjykoj në vlerësimin tim se PD duhet të bëjë përpjekje shumë më të madhe në drejtim të një zgjerimi jo vetëm si mbështetje por të një bashkëveprimi me të gjitha shtresat që shohin se në Shqipëri është instaluar narkoshteti dhe duhet shpëtuar vendi nga kjo situatë.

Për mua përfshin spektrin më të gjerë të mundshëm, përvec kriter në asnjë mënyrë krimin dhe bandat. PD duhet të bëjë përpjekje të madhe për tu shtrirë drejt emigracionit e diasporës, jo vetëm në respekt të votimit të tyre por dhe angazhimit të mendjes dhe aftësive të mëdha të shqiptarëve në vende dhe institucione të ndryshme shqiptare. Këtë e kam biseduar me zotin Basha dhe insiston në këtë, sepse sot ka personalitete të shquara që mund ti japin kontribut të madh PD. Jam për hapje të madhe të PD-së dhe një vështrim drejt elitës shqiptaro-europiane dhe shqiptaro amerikane. Një vështrim drejt kësaj elite sepse shpejtësia e zhvillimit është shumë e madhe dhe koha e humbur ka një cmim shumë të lartë. Ka shqiptarë ndër më të shquarit në ato vende që punojnë.”

Emisioni u transmetua mbremjen e 5 shkurtit ne Ora News.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here