Maqedonia e Veriut në NATO, Meta: Rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal

0
467

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-Atlantike. Duke e cilësuar si vendim të duhur në momentin e duhur, Kreu i Shtetit thotë se ky anëtarësim rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

”Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike. Vendimi i duhur në kohën e duhur”,-shkruan Meta.

Secili shtet anëtar i NATO-së veç e veç nënshkroi Protokollin, ndërsa shteti i parë që vuri firmën ishte Republika e Shqipërisë. Ceremonia e nënshkrimit të Protokollit përcillet me vëmendje të madhe edhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Prezent në selinë kryeministrore është edhe zv. ministri i jashtëm Andrej Zhernovski dhe një numër i madh i gazetarëve.

Postim i plotë i Presidentit Ilir Meta

Shqipëria dhe 28 aleatët nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në #NATO!  Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike. Vendimi i duhur në kohën e duhur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here