Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bëri thirrje për t’iu bashkuar protestës së 16 shkurtit.
Në takimin me strukturat socialiste në Korçë, Kryemadhi tha se protesta nuk do të jetë vetëm e opozitës por dhe e socialistëve të ndershëm që janë të pakënaqur nga qeveria Rama.
“16 shkurti nuk është thjesht protestë e opozitës, është protestë e të gjithë popullit shqiptar. Ka një emër, atë të halleve shqiptare.
Çdo shqiptar që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët e tij t ë paguajë fatyrën e energjisë, apo nuk ka mundësi të paguajë taksat e larta që ndihet i frustruar.
Më 16 shkurt të jemi në protestë për ti thënë kësaj kaste që ne nuk pranojmë dhunimin tënd.