Saturday, May 4, 2024
Home Kronika Rodos, 12-vjeçari shqiptar nxirret i pajetë nga deti

Rodos, 12-vjeçari shqiptar nxirret i pajetë nga deti

0
551

Një fëmijë 12 vjeç me origjinë shqiptare u nxor i pajetë nga plazhi i Zefiros në qytetin e Rodosit, të dielën.

Fëmija u transportua nga automjeti i ambulancës në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit, ku u regjistrua vdekja e tij.

Mediat greke thonë se nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit, i cili po kryen hetimin paraprak, është urdhëruar kryerja e autopsisë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here