Wednesday, May 15, 2024
Home Uncategorized Rama dhe Meta: Pikëllim për aksidentin tragjik në Tetovë

Rama dhe Meta: Pikëllim për aksidentin tragjik në Tetovë

0
589

Kryeministri Edi Rama reagoi për aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Tetovë ku gjetën vdekjen 13 persona si pasojë e rrëzimit të një autobusi.

RamaPikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve dhe të gjithë vendit mik.

Edhe presidenti Ilir Meta thotë se është thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.

Meta: Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj! Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror! Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!

Aksidenti tragjik në aksin Shkup-Tetovë, 13 të vdekur pas përmbysjes së autobusit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here