Kejdi Mehmetaj: Rama ra, vrulli popullor nuk do të ndalet

0
633

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, përmes disa fotove të postuara në facebook nga protesta, thotë se Edi Rama ra si kryeministër. Ajo falenderon mijëra qytetarëve shqiptarë për angazhimin e tyre në protestën. Në fund, deputetja nënvizon se vrulli popullor nuk do të ndalet.

Postimi i plotë

Mirënjohje qindra mijëra qytetarëve shqiptarë për angazhimin e tyre në protestën më madhështore pas vendosjes së pluralizmit. Mirënjohje qindra mijëra të rinjve e të rejave që protestuan me lule përballë një kryeministri që nxit dhunë dhe helmon qytetarët.

Sot Edi Rama ra bashkë me qeverinë e tij të krimit dhe korrupsionit. Shqiptarët protestuan sot për demokraci, të revoltuar nga padrejtësitë, varfëria, papunësia, keqedukimi dhe zhvatja që u bën çdo ditë qeveria.

Vrulli popullor nuk do të ndalet! Shqiptarët tashmë e kanë marrë vendimin, nuk ka më kthim pas!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here