Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Kryemadhi: Rama do të bëjë viktimën, po të donim ne i vinim...

Kryemadhi: Rama do të bëjë viktimën, po të donim ne i vinim flakën në parlament

0
647

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se dhuna është provokuar nga Rama dhe se nuk do të largohen por do të qëndrojnë me protetuesit.

Monika Kryemadhi: Nuk largohemi. Ne do të qëndrojmë këtu. I bëjmë thirrje ambasadorëve të shikojnë videot e qytetarëve, që kanë qenë mbi 100 mijë shqiptarë. Edi Rama e di shumë mirë që po të duam e nxjerrim Ramën për 10 minuta. Këtu ka pasur protestë paqësore dhe njerëz qytetarë.

Ne i bëjmë thirrje të ndalojnë dhunuesit. Ata janë provokatorë të policisë. Pse nuk i ndalon policia ato 10 dhunues. Janë 1300 policë.  Të angazhoj strukturat e mija për dhunuesit e Ramës?!

“Ne po të duam ia vëmë flakën në parlament, ia bëjmë më keq se Edi Paloka. Rama përmes provokimit do të bëjë rolin e viktimës por viktimat janë qytetarët. Flas për plumbat e gomës që ka hedhur policia apo dhe gazin lotsjellës. Nuk do të lëmë të hysh në zyrë.”

Protesta para kryeministrise vijon prej orës 11:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here