Reagon ambasada e SHBA: Mbështesim protestën, nxisim qetësi jo dhunë

0
545

Ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë ne lidhje me protesten ne Tirane.

Ambasada shkruan në faqen në Facebook, që mbështet protestën, por jo dhunën e shkatërrimin.

Image

Deklarata e plotë e ambasadës së SHBA:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë.

Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë.

Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here