Kreu i PD, Lulzim Basha tha se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos.
Basha: Asnjë përpjekje fasadë nuk do ta shpëtojë dot nga përgjegjësia politike dhe ligjore që ka. Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bandat e krimit të organizuara.
Orët e fundit janë intesifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Arrestimi i Dakos duhet të kishte ndodhur që kur dosja 339 faktoi që ai dhe të tjerë socialistë janë kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të tjetërsuar votën e qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.