Ja pse marsi nuk është një muaj i zakonshëm

0
541

Duke filluar që nga nata e sotme, në qiell do të shihni tri pika të shndritshme që ngjajnë, por nuk janë yje. Janë tre planetet; Venusi, Saturni dhe Jupiteri. Këtë fundjavë, ato do të jenë më të dukshme për të gjithë njerëzit, edhe me sy të lirë. Kjo do të jetë e mundur falë Hënës, e cila ditët e para të marsit do të shkëlqejë më shumë se zakonisht duke filluar nga mbrëmja e sotme.

Saturni do të jetë planeti më afër Hënës, ndërsa Venusi do të jetë i dyti më i shndritshmi në qiell. Të shtunën, në orët e para të mëngjesit, do të jetë më i dukshëm Saturni, ndërsa në orët e para të mëngjesit të së dielës do të jetë më i shndritshëm Venusi. Kurse Jupiteri do të jetë i dukshëm gjatë dy ditëve. Këto fenomene natyrore do të mund të shihen me sy të lirë dhe pa teleskop apo pajisje të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here