Ju tregojmë pse nuk duhet t’i bërtisni më qenit tuaj

0
756

Qeni është ndonjëherë miku më i mirë i njeriut. E keni provuar atë ndjesinë kur vini të lodhur në shtëpi dhe qenushi juaj përpiqet që t’ju qëndrojë pranë për t’ju relaksuar? Nëse po, me siguri duket të numëroni një mijë arsye për të mos i bërtitur kurrë mikut tuaj me katër putra. Mirë është të mos e bëni, pasi kjo shkakton probleme emocionale tek qeni juaj. Ja disa prej tyre:

 

Krijimi i konfuzionit

Nëse çdo sjellje të padëshiruar të qenit tuaj e zgjidhni duke i bërtitur atij, atëherë kafsha nuk do ta kuptojë dot gabimin që ka bërë. Përkundrazi, do të ngatërrojë gabimin e bërë këtë herë me atë që bëri herën e fundit që ju i bërtitët.

Inkurajon sjelljen e keqe

Po, pasi nëse ju i bërtisni një kafshe dhe sidomos qenit ai do të ketë tendencën për të bërë diçka të cilën e di që ju nuk e duroni. E gjitha vetëm nga inati.

Krijon frikë

Sigurisht që miku juaj me katër putra është mirë ta dijë se kush është komandanti. Ama duhet të tegoheni të kujdesshëm në mënyrë që qenushi të mos fillojë e t’ju shohi me frikë. Ka patur raste në të cilat qentë e kanë kafshuar të zotin vetëm nga frika që kanë patur ndaj tij.

Probleme në trajnim

Mos mendoni se e bërtitura është një mënyrë me anë të së cilës ju mund ta trajnoni qenushin tuaj. Kjo mënyrë është tërësisht e gabuar, pasi ai nuk do të mund të memorizojë asgjë pasi ju t’i keni bërtitur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here