“Projekti për ujin e pijshëm të diskutohet në komunitet”, Shtoj i Ri,banorët kërkojnë edhe ndërrimin e tubacioneve… 

0
839

Lajmi i transmetuar nga Tv1- Channel pak dite me pare se Ndermarrja e Ujesjelles Kanalizimeve Shkoder ka përgatitur nje projekt per te siguruar uje te pijshem nepermjet puseve, per fshatrat e njesise administrative Rrethina, eshte mirëpritur nga banoret e Shtojit te Ri.

Por banoret e ketij fshati, kerkojne qe me pare ky projekt te konsultohet me komunitetin, pasi kujtojne se jane bere shume projekte per ujin e pijshem dhe kane deshtuar. Sipas tyre, nuk mjafton vetem sigurimi i burimit te ujit te pijshem, por edhe shtrimi i tubacioneve te reja, pasi rrjeti ekzistues ka dale jashte përdorimit:

Fshati Shtoj i Ri ndodhet 3 km nga qyteti i Shkodres, drejtimi i Koplikut. Ky fshat i njohur per prodhimin e frutave dhe pijeve, ka rreth 500 familje. Mungesen e ujit e pijshem e ka vuajtur gjate gjithe viteve te tranzicionit, nderkohe qe me pare eshte furnizuar me uje Ujesjellesi i Rrjollit, i cili e nderpereu furnizimin per kete zone ne vitin 1992.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here