Gratë shqiptare më punëtore në rajon

0
689

Gratë shqiptare vlerësohen si më punëtoret në rajon. Një raport më i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të punës tregon se pjesmarrja e grave shqiptare në forcat  e punës është me e larta në rajon. Por, vetë gratë të pyetura për këtë raport mendojnë të kundërtën, ndërsa burrat e pohojnë atë.

Në të gjithë rajonin gratë shqiptare kanë përqindjen më të lartë të pjesmarrjes në Forcat e Punës.

Portali Our World in Data referuar të dhënave të organizatës ndërkombëtare të punës, tregon se pjesëmarrja e grave në Shqipëri është 47.22%, duke lënë pas Serbinë me 45.85% të grave pjesëmarrëse në forcat e punës.

Përqindja është edhe më e ulët në Maqedoni dhe Malin e Zi, ku sipas të dhënave të publikuara përqindja e grave pjesëmarrëse në forcat e punës është përkatësisht 42.46% dhe 42.15%.

Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina renditen të fundit me 35.16% të grave që marrin pjesë në forcat e punës.

 

Në Europë, tre janë vendet ku pjesëmarrja e grave në forcën e punës është nën 40%:  Italia, Bosnje dhe Hercegovina dhe Moldavia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here