Saturday, May 18, 2024
Home Politikë VIDEO/ Balla: Si shkatërrohet prona publike në hyrje të Kuvendit

VIDEO/ Balla: Si shkatërrohet prona publike në hyrje të Kuvendit

0
535

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka postuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku shihet një burrë teksa shkatërron pronën publike pranë Kuvendit. Balla shprehet se këta janë dhunuesit e imazhit të Shqipërisë në arenën botërore, në kohën që qeveria po bën përpjekje maksimale për të integruar vendin në Bashkimin Europian.

“Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën. Kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane🇦🇱🇪🇺 dhe kush janë këta dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë e që shquhen vetëm për të prishur gjithçka Shqipëria ndërton me mund. Gjithmonë këta do të mbahen mend si dhunues.

Shikojeni këtë video domethënëse se si shkatërrohet prona publike në hyrje të Kuvendit të shqiptarëve, në parkun që mban emrin e shqiptarit të madh “Fan Noli””, nënvizon Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here