Fermerët: Po ikim dhe ne në Gjermani! Këtu nuk jetohet

0
683

Ashtu siç kishin deklaruar më parë, në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, grumbulluesit dhe agropërpunuesit e Lushnjes, Beratit, Divjakës, Kuçovës, Gjirokastrës, Shkodrës dhe disa rretheve të tjera të vendit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit për një afat dyditor, duke nisur nga e marta.

Ndërkohë, kompanitë agropërpunuese më të mëdha në vend paralajmëruan gjithashtu se do të përshkallëzonin veprimet, duke mos furnizuar tregun me produkte të freskëta bulmeti gjatë dy ditëve pasuese, duke nisur nga sot dhe për ditën e nesërme.

Pikërisht për të protestuar kundër masës që hyri në fuqi prej 1 janarit të këtij viti për TVSH-në e rimbursueshme, që u ul nga 20 për qind në 6%, pavarësisht kundërshtimeve nga agroindustria, paraditen e kësaj të mërkure, të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit të produkteve bujqësore vendase, fermerë, grumbullues dhe përpunues, u mblodhën në një manifestim paqësor në Lushnje.

Sipas tyre, ndryshime ligjore do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cënuar sigurinë udhqimore.

“Kauza e fermerevë, grumbulluesve dhe agropërunuesve është qartësisht ekonomike dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën”, thuhej në deklaratën e tyre të shpërndarë një ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here