Saturday, May 18, 2024
Home sociale Burg për prindërit që shfrytëzojnë ekonomikisht fëmijët

Burg për prindërit që shfrytëzojnë ekonomikisht fëmijët

0
644

Prindërit që do të shfrytëzojnë ekonomikisht fëmijët e tyre do të kallëzohen penalisht nga shërbimet sociale, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe burgun. Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hyn në fuqi në datën 28 Mars dhe ka për qëllim të identifikojë dhe ndihmojë fëmijët që punojnë apo ata që ndodhen në situatë rruge.

Duke filluar nga data 28 Mars, prindërit që do të lejojnë fëmijët e tyre të punojnë do të kallëzohen penalisht nga shërbimet sociale të bashkive, madje duke rrezikuar edhe burg.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar një vendim që synon të identifikojë, ndihmojë dhe referojë rastet e fëmijëve të shfrytëzuar ekonomikisht, përfshirë edhe ata që ndodhen në situatë rruge.

Për zbatimin e këtij vendimi parashikohen të ngrihen në çdo bashki grupe pune, që do të operojnë në terren, ndërsa shërbimet shoqërore, ngarkohen të përpilojnë një herë në vit hartën e zonave të riskut.

Skuadrat në terren kanë për detyrë që të vëzhgojnë fëmijët në mjedisin ku punojnë ose qëndrojnë në rrugë, të mbledh informacion për gjendjen familjare të tyre,  si dhe të informojë prindërit apo kujdestarët  për alternativat e mundshme të ndihmës.

Vendimi u jep atyre të drejtë të kryejnë kallëzimin penal ndaj prindërit, kujdestarit, apo çdo personi tjetër, në rastet kur fëmija vijon të jetë në situatë rruge edhe pas njoftimit të punonjësve social.

Ndërkohë me përgjegjësi ngarkohet edhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është struktura kryesore për identifikimin e rasteve të fëmijëve që shfrytëzohen ekonomikisht.

Të dhënat e OSBE, lidhur me këtë fenomen janë alarmante. Rezulton se në vendin tonë janë afro 50 mijë fëmijë të cilët detyrohen nga kushtet ekonomike apo prindërit për të punuar, ndërsa mosha minimale për punësim në Shqipëri është 16 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here