Mbeturinat e Mes Myselimit përfundojnë në Shkodër, bashkia dhe ISHM bëjnë sehir…

0
1333

Mes Myselimi eshte nder zonat me te bukura ne periferi te Shkodres, por fatkeqësisht e tejet e ndotur nga mbeturinat ! Keto ndotje nuk ndalet ketu, por përfundojn ne ujerat e Kirit dhe ne puset e ujit te pijshem. Njeri nga banoret e kësaj zone, thote se ka 10 vjet kjo gjendje, qe perben edhe rrezik per shendetin e njerëzve, megjithatë nuk shqetësohet njeri. Si gjate dimrit ashtu dhe  ne vere e njëjta situate, por qe me rritjen e temperaturave te kthehet edhe ne vater burimi sëmundjesh:

Stoqet e ndotjeve ne kete zone, shume prane qytetit te Shkodres, e perforcojne akoma me shume faktin qe Bashkia Shkoder dhe Inspektoriati i Mjedisit e kane humbur betejen me mbeturinat !  Si ne qytetin e Shkodres ashtu dhe ne fshatrat per rreth tij, qe ne nje fare menyre formojne edhe kuroren e gjelbert te ketij qyteti, mbeturinat jane shtuar. Ndonse per kete viti Kryetarja e Bashkise, Voltana Ademi, kishte paralajmëruar qe ne tetor te vitit te kaluar se do te kete ndryshime drastike ne permiresimin e pastrimit te territorit, faktikisht gjendja ka ardhur duke e perkeqesuar. Tenderimi i pastrimit te territorit te Shkoder, qe duhej te përfundonte ne fund te vitit te kaluar, faktikisht po vjen edhe muaj prill dhe  rezulton i deshtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here