Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Milo: Tryezë politike dhe parlamentare për të zgjidhur krizën, deputetët e rinj...

Milo: Tryezë politike dhe parlamentare për të zgjidhur krizën, deputetët e rinj nuk janë opozita

0
524

Paskal Milo thotë se zgjidhja e krizës politike duhet të vijë nëpërmjet një tryeze politike, që duhet të shkojë paralelisht me një tryezë parlamentare. I ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA, kreu i Partisë Demokracia Sociale u shprehe se deputetët e rinj në Parlament nuk janë përfaqësues të opozitës.

Paskal Milo: Nuk besoj gjithashtu që  ata përfaqësues që kanë hyrë në Kuvendin e Shqipërisë në emër të opozitës mund të luajë rolin e opozitës sepse duhet të jemi të sinqertë dhe mos i gënjejmë shqiptarët. Ata deputetë që kanë vajtur atje në përputhje me ligjin, por ata nuk janë përfaqësues realë të opozitës. Opozita është në rrugë tani. Ata janë përfaqësues që kanë dalë nga partitë e opozitës, por vetë opozita, partitë i kanë përjashtuar dhe  për rrjedhojë ata nuk e përfaqësojnë më opozitën. Këtu ka një ngërç të madh që duhet të zgjidhet me tryezë politike, që duhet të shkojë paralel me tryezën parlamentare. Forcat politike më të mëdha të vendit, duhet të afrohen në tryezë, duhet të bisedojnë. Duhet të gjendet edhe ndërmjetësi, që për fat të keq në Shqipëri ndërmjetësi është gjetur nga faktori ndërkombëtar.

Largimin e opozitës nga Parlamenti, Milo e shikon si një riciklim të metodave të politike, që PD ka përdorur edhe herët e tjera kur ka qenë në opozitë.

Paskal Milo: Përsa i përket opozitës, opozita shqiptare e ka bërë rrugë këtë largimin nga Kuvendi i Shqipërisë. Mua më kujtohet 20 vite të shkuara, përsëri ka bërë të njëjtën gjë kur ishte kulmi i konfliktit në Kosovë dhe tani mendoj se po riciklon të njëjtat metoda politike. Mund të ketë shumë të drejtë në disa çështje, pretendime këto, të cilat ajo duhet t’i shfaqë në Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet ti zgjidhë përmes alternativës politike së saj që të fitojë edhe mbështetjen e shqiptarëve. Duke u larguar nga parlamenti e ka të vështirë të rikthehet, edhe të dojë të rikthehet ligji i ndalon.

Sipas tij, reforma zgjedhore duhet bërë përtej asaj që ka paraqitur PS në komisionin parlamentar.

Paskal Milo: Duhet bërë një reformë zgjedhore përtej asaj që paraqitur PS në komisionin parlamentar, sepse ajo vetëm disa retushe do bëjë në kodin zgjedhor.  Nuk është se do bëjë ndryshime thelbësore që duhen dhe janë të domosdoshme, sepse që nga viti 2008 kur është bërë ai ndryshim dramatik i kodit zgjedhor, që është një nga burimet kryesore të tensioneve politike që ka sot politika, është e nevojshme të këtë ndryshime. 

/E.X/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here