Rezervuari i Shtodrit në pikën e “vdekjes” ! Thatësira e tejzagjatur rrezikon prodhimet bujqësore te Mbishkodres

0
1113

Rrallehere mbahet mend ne pranvere qe rezervuari i Shtodrit te kete rene ne kete nivel kaq te ulet !  Eshte ne piken e “vdekjes” , per shkak te thatesires se tejzgjatur te harkut kohor prej nje viti !  Fakti qe nga muaj prill i vitit e kaluar dhe deri sot, nuk behen gjithsejte me shume se dy jave me reshje shiu, tregon per thatesiren e jashtëzakonshme te gjithe ketyre muajve !

Rezervuari i Shtodrit mbushet nga prurjet ujore te perrenjeve te maleve per rreth, me nje kapacitet prej 11 milion meter kub uje, i cili perdoret per te vaditur tokat e Mbishkodres nga muaj maj dhe deri ne gusht, nepermjet kanalit qe mban te njejtin emer, kanalin e  Shtodrit ! Por me nivelin minimal te ujit sa eshte sot, nuk siguron vaditje me shume se 4-5 dite dhe shterron plotësisht !

Nese nuk bien se paku dy jave reshje shiut gjate muajit prill, atehere fermeret e Mbishkodres, veçanërisht ata te zones nga Rrethinat e Gruemira dhe deri ne Koplik, as qe duhet te mbajne shprese se mund te vadisin gjate kësaj vere nga Shtodri ! Po keshtu as nga kanali i Rragamit nuk duhet te shpresohet,pasi edhe rezerva ne kaskaden e Drinit eshte ne kuotat minimale.

Ky nuk eshte aspak nje lajm i mire per fermeret, por i tille eshte realiteti qe ka krijuar ne kete periudhe thatësira ne rezervuarin e Shtodrit ! Per pasoje, prodhimet bujqesore rrezikojne te thahen, ndaj fermereve u mbetet te shohin per alternativa te tjera vaditje ! Gjithashtu nga shqetësimi per kete situate dhe mundesite e zbutjes se saj, nuk përjashtohen as njesite e pushtetit vendor, si bashkite Shkoder e Malesi e Madhe dhe as Bordi i Kullimit.

Keto e kane per detyre qe te shfrytezojne çdo mundesi tjeter, per t’ua lehtësuar fermereve gjendjen e veshtire qe do te krijoje thatësira nga mungesa e ujit, dhe jo te sodisin natyren!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here