Pastrimi i Shkodrës “peng” i ankimimeve, Ademi: Pranoj se në disa zona ka përkeqësim të pastrimit

0
605

Pas ankimimit ne komisionit te prokurimeve ne tirane, pretenduesit kane ankimuar edhe ne gjykate per vazhdimin e procedures se tenderimit edhe nje here te pastrimit ne qytet. Bashkia Shkoder thote se e pret kete vendim dhe e vetmja rruge eshte riperseritja e tenderit nga e para. Edhe per 2 lotet e tjera ate te mbishkodres dhe Nenshkodres serish procesi eshte ne ankimim, gje e cila kerkon kohe deri ne rilidhjen e kontratave te reja.

Bashkia Shkoder kete nuk e quan aspak te vonuar ndonese jemi ne nisje te sezonit turistik.

Gjate muajve te fundit territori i bashkise Shkoder ka njohur nje perkeqesim te ndjeshem persa i perket menaxhimit te pastrimit. Per nje pjese te territorit Voltana Ademi e pranon kete fakt.

Edhe ne kete realitet Bashkia Shkoder njeh vetem statistikat dhe arritjet imagjinare te saj, teksa thote se per kontratat e reja eshte konsultuar me nderkombetaret dhe ka bere nje pune cilesore. Por se kur hyn ne zbatim kjo kontrate askush nuk di te thote!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here