Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Basha: Beteja jonë do të vazhdojë, liri demokraci a vdekje

Basha: Beteja jonë do të vazhdojë, liri demokraci a vdekje

0
561

Lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi nga protesta e sotme se beteja do të vazhdojë për liri demokraci a vdekje dhe se populli nuk do të lodhet. Ai premtoi se opozita do të zgjidhë problemet e studentëve, fermerëve dhe gjithë shqiptarëve.

“Këtu në këtë protestë si në çdo protestë tjetër të opozitës janë bashkuar hallet e panumërta të shqiptarëve por sot po ju them se në këtë shesh janë bashkuar dhe zgjidhjet dhe shpresat për të nesërmen që po vjen. Studentëve shqiptarë, dritës së syrit të çdo prindi, dritës së syrit të demokracisë dua t’iu them sot se ai që ju mashtroi, ai që përbuzi lëvizjen tuaj fisnike, është tashmë i larguar se PD dhe opozita e bashkua do i zgjidhin problemet tuaja. Se një ditë e re e universiteteve evropiane, e arsimit evropian po agon për ju studentë shqiptarë, rininë shqiptare që jeni në ballë të protestave.

Nuk ka gardh, nuk ka tel me gjemba që e përmban dëshirën për ndryshim. Ju them fermerëve shqiptarë se kohët tuaja të dëshpërimit do të marrin fund. Paratë që ua vjedhin Edi Rama dhe oligarkët do iu kthehen ju, skema korruptive e TVSH do anulohet, përgjegjësi do shkojë në burg dhe pasuritë e tyre do konfiskohen.
Beteja jonë do të vazhdojë, liri demokraci a vdekje. Nuk ka asnjë shans që populli të lodhet, të përçahet dhe të kthehet në racën e deleve që ke mbyllur në atë kotec. Ne jemi të frymëzuar nga fryma e shenjtë e demokracisë, fryma e shenjtë e Zotit. Ora e hakmarrjes popullore po afron!”, deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here