Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Shehu: Veprimet ekstreme të policisë në territorin e xhamisë

Shehu: Veprimet ekstreme të policisë në territorin e xhamisë

0
676

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka publikuar sot disa foto të forcave të policisë të cilat përdorin ambientet e xhamisë së Namazgjase për të qëndruar gjatë kohës që monitorojnë protestën e opozitës. Sipas tij, përdorimi i një objekti të tillë kulti për një protestë paqësore është një veprim ekstrem.

STATUSI I PLOTE

Territori i Xhamise kthehet sot ne nje ambjent masiv forcash, duke cenuar perseri pa prekshmerine e imparcialitetin e institucioneve te tilla shume te respektuara te kultit.
Te tilla veprime ekstreme ne territorin e ketyre institucioneve edhe moralisht kryhen vetem ne raste ligjerisht te jashtezakoneshme, me autorizime te vecanta, te argumentuara e transparente, qe mos te krijohen keqkuptime dhe jo pak ore para fillimit te nje proteste paqesore te opozites shqiptare.
Pamje te tilla te shemtuara e te perseritura ne forma te ndryshme, jo vetem qe cenojne rolin, etiken etj mbi te cilat funksionojne keto institucione te nderuara, por dhe tregojne pa aftesine e panikun e atyre qe ne menyre aventureske i keqperdorin ato.
Per te gjykuar vete ju me objektivitet, mund te shikoni fotot e meposhteme te realizuara sot reth ores 8,15 ne hyrje te territorit te Xhamise prane Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here