Arrestohet autori i gjashtë për grabitjen e bujshme në Rinas, i njohur si “Daja”

0
593

Ka përfunduar në pranga autori i gjashtë pas grabitjes së rreth 6 mln eurove në Rinas, pasditen e 9 prillit të këtij viti.

Në pranga ka përfunduar një shtetas nga Kosova, për të cilin ka dëshmuar i penduari Alkond Bengasi.

Top Channel thotë se arrestimi është kryer tek Shkëmbi i Kavajës, midis Durrësit dhe Kavajës.

Bengasi e kishte përshkruar atë si një person rreth 50 vjeç, nga Kosova, i thirrur ndryshe edhe me nofkën “Daja”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here