Tentuan ti bllokonin rrugen Rames, perfundojne ne polici drejtuesit e PD Shkoder (Emrat)

0
739

Nje dite pas protestes se organizuar ne uren e Bahçallekut, ku partia Demokratike e Shkodres dhe mbeshtetesit e saj bllokuan rrugen per te mos lejuar hyrjen e kryeministrit Edi Rama, policia ka nisur proçedimet ndaj pjesmarresve. Mesohet se uniformat blu kane referuar ne prokurorine e gjykates se Shkalles se Pare, materialet per 10 shtetas, mes te cileve kryetari i deges lokale Xhevdet Amuli dhe ai Forumit Rinor Arvit Bushati. Gjithashtu te proçeduar jane shtetasit: Gezim Kraja, Halit Meta, Nikoll Marku, Selami Hoxha, Martin Ndoci, Bardhok Kinaj, Pjeter Mhilli dhe Gjergj Çuni. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mbledhur rreth 70 persona duke organizuar një tubim të paligjshëm dhe bllokuar të dy krahët e lëvizjes në urën e Bahçallekut, prishur rendin e qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here