Monday, May 20, 2024
Home Politikë Aleatët e PD-së 1 orë takim me Metën, Mediu: Presidenti në të...

Aleatët e PD-së 1 orë takim me Metën, Mediu: Presidenti në të njëjtën gjatësi vale me ne

0
499

Pesë kryetarët e partive të grupimit të qendrës së djathtë PR, LZHK, PPA, PBDNJ dhe PDK  dolën optimistë nga takimi me kreun e Shtetit Ilir Meta në Presidencë.

Takimi i kërkuar prej tyre zgjati përreth një orë. Në dalje nga Presidenca në emër të grupimit të djathtë të qendrës foli Fatmir Mediu, i cili tha se Presidenti është në të njëjtën gjatësi vale me shqetësimin e qytetarëve se situata është serioze.

Mediu: Dua të falenderoj Presidentin për një diskutim shumë të hapur në raport me kërkesën tonë. Besoj që ndajmë të njëjtin shqetësim që situata.Duhet të lexojmë qartë edhe mesazhet e samitit të djeshëm në Berlin. Presidenti në vlerësim të kërkesës sonë dhe qëndrimeve tona do të ndërmarrë veprime të tjera edhe me palët  e tjera politike. Presidenti është në të njëjtën valë me gjithë qytetarët shqiptarë.

Grupimi i qendrës së djathtë jashtë zgjedhjeve

Grupimi i qendrës së djathtë nuk është regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit. Më herët ata kanë zhvilluar  takime me ambasadorët e BE dhe OSBE-së në vendin tonë.

Afati i regjistrimit të partive politike në KQZ ka përfunduar me 23 Prill, por pak ditë më parë ambasadori i OSBE, i pyetur nga mediat, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, por sipas tij çfarë mund të zgjidhet nëse nuk ka dialog mes dy palëve.

Më herët Kreu i Shtetit u ka bërë thirrje partive që të tërhiqen nga sjellja konfliktuale dhe të dialogojnë në mënyrë që të zgjidhet kriza politike e kthyer në pengesë në hapjen e negociatave të integrimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here