Të rinjtë e FRPD dhe LRI protestë para Kuvendit: BE refuzon Edi Ramën

0
506

Te rinjtë e FRPD-së dhe të LRI-së, protestojne simbolikisht para Kuvendit. Simbolika e protestës është BE-ja që refuzon Edi Ramën. 28 të rinj kanë veshur bluzën e secilit vend anëtar dhe i tregojnë Ramës kartonin e kuq.

Të rinjtë mbajnë në dorë edhe një “mur” simbolik, për ti thënë Ramës se qeverinë shqiptare e ndan një mur me Bashkimin Europian. “Gjithçka po na shkatërron, prandaj Holanda ka ngritur kartonin e kuq”, tha një i ri.

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi tha se nga krimi ne Parlament rinia po ikën në emigrim. “Papunësia, arsimi i dobët, mungesa e shpresës dhe shtetit të së drejtës, arsye kryesore që shtyjnë rininë në azil apo emigrim jashtë Shqipërisë e familjes. LSI është partia e të rinjve dhe misioni i opozitës është rikthimi i shpresës te rinia për ta parë Shqipërinë si shtëpi e për të ndërtuar këtu të ardhmen”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here