Tahir Shabani vlerësohet me titullin Ambasador Nderi dhe Komisioner i Lartë për Paqen Botërore

0
1269

Ceremonia për certifikim me titull Ambasador për Paqe z. Tahir Shabani nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Grave për Paqen Botërore, me rastin e inaugurimit me seli pran Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Të pranishëm ishin : z. Heiner Handschin, President, z. Michel Reymond z/ President nga federata të Paqes Universale dhe zonja Carolyn Handschin Presidente e Federatës të Grave për Paqen Botërore, me personalitet dhe Ambasador për Paqen Botërore, Akademik, Diplomat dhe Shoqëria civile. Seminaret e FPU dhe konferencat e lidershipit fokusohen në nevojën urgjente për vizion dhe udhëheqje të re të bazuar në vlerat themelore dhe parimet universale të ndërtimit të paqes. Dhe rrjeti i saj global i Ambasadorëve për Paqe sjellin parime universale dhe shpirtërore në detyrat e zgjidhjes së konfliktit dhe pajtimit të familjes së ndarë njerëzore. Folësit ndajnë njohuri nga prejardhja e tyre në qeverisje, diplomacinë, akademinë, besimet fetare dhe shoqërinë civile.

Ishte nder për kombin shqiptarë që nga Zyra e Misionit Diplomatik për Paqe dhe Zhvillim, zoti Tahir Shabani të vlerësohet me titull Ambasador Nderi dhe Komisioner i Lartë për Paqen Botërore me date 28 shkurt 2019 në Tiranë.

Tahir Shabani, këshilltar për çështje bilaterale dhe multilaterale dhe diplomatike, aktivist të të drejtave të njeriut, pedagog universitar, një veprimtare me kontribute reale në shërbim të politikës, diplomacisë, paqes dhe humanizmit për kombin shqiptar. Zoti Tahir vazhdoj studimet universitare në Fakultetin Histori – Filologji, i diplomuar në degën e gazetarisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1995 kryen specializimin pranë Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqe në Gjenevë. Më pas, në vitin 2002, trajnohet pranë Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Gjeopolitike, në 2007 dhe 2009 në kryen studime pasuniversitare në Akademinë Diplomatike Shqiptare, Tiranë. Në vitin 2018 për kontribut akademik certifikohet në Universitetin “Hasan Prishtina”. Pjesëmarrës në disa simpoziume shkencore i vlerësuar në Universitetin “Hasan Prishtina”, “Kadri Zeka”, Kolegjin “Iliria”, Kolegjin e UBT-së, Kolegjin “AAB”, Kolegjin “Universum” mbi marrëdhëniet Kosovë – Francë – Zvicër dhe perspektivat e integrimit. I vlerësuar me certifikata mirënjohje nga Shoqata e Artistëve, shkrimtare dhe sportit në Kosovë, nga Shoqata e personave të pagjetur “Zëri i Prindërve”, Radio Televizioni i Kosovës, nga Plus Televizion, nga Komisioni për Buxhet dhe Financa – Kuvendit të Kosovës, nga Komuna e Vitisë, Hanit të Elezit, Gjilanit, Podujevës, vlerësime këto që flasin për një angazhim të gjerë të zotit Tahir Shabani në jetën akademike, institucionale dhe kulturore sportive në Kosovë dhe jashtë saj.

Vazhdoj me trajnime për Njohjen e Procedurave Civile dhe Juridike pranë Fakultetit të Drejtësisë, në qytetin e Lyonit, Francë. Trajnimet e specializuara pranë Redaksisë së kulturës në Radio Tirana, pranë Redaksisë së informacionit në televizionin publik shqiptar, pranë Organizatës «Reporterët pa Kufi» në Paris, pranë Klubit Zviceran të shtypit në Gjenevë, i kanë dhënë hapësira për të shfaqur kontribute reale në shërbim të komunitetit shqiptar, brenda dhe jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.

Rritja e përvojës në këto angazhime, është mundësuar nga pjesëmarrja me delegacionet nga Shqipëria në Konferencat dhe Kongreset vjetore të ILO-së, OBSH-së, OBT-së, UIT-së, OBPI-së – Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë – BSPSH-së nga viti 2009 deri në 2009. Brenda kësaj periudhe, zoti Tahir Shabani aktivizohet si pjesëmarrës dhe koordinator i delegacioneve nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Konferencat vjetore të ILO-s/ Organizata ndërkombëtare e Punës në Gjenevë.

Këto angazhime kanë mundësuar shumë funksione dhe mandate përfaqësimi në institucione të ndryshme shtetërore dhe të Shoqërisë Civile, në Kosovë dhe Shqipëri. Prej majit të vitit 2007 deri në 2010, ka kryer funksione si; Këshilltar i Jashtëm – ekspert i së drejtës ndërkombëtare pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Qeverisë së Kosovës; përfaqësim pranë Komisionit Evropiane, të BE dhe misioneve Diplomatike në Gjenevë; si përfaqësues i autorizuar për kontakte me delegacionet në konferencat ndërkombëtare të punës dhe vendosje bashkëpunimi me misionet diplomatike në Gjenevë, në interes të Republikës së Kosovës.

Ka ushtruar funksione si Këshilltar i Jashtëm Politik në Kosovë, me kontribute pranë Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO-s); si Këshilli i pavarur mbikëqyrës i Kosovës për protokollin dhe raportet e bashkëpunimit me komisionin Evropian dhe vendet e BE-së, në interes të Kosovës. Zoti Shabani njihet si lobues pranë Organizatës Botërore të Tregtisë me seli ne Gjenevë dhe si autor i Marrëveshjes ndërmjet Francës dhe Kosovës, në lëmin e punës dhe mirëqenies sociale në vitin 2008. Prej vitit 1996 – 2007 ai punon si Bashkëpunëtor i jashtëm për çështje të shtypit dhe pritjeve të delegacioneve, i akredituar nga Ambasadorët e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here