Basha: Rilindja është në vdekje klinike

0
598

 

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon këtë pasdite një takim me mbështetës në zonën e ish-Kinostudios, në Tiranë. Beteja vazhdon, tha Basha, duke shtuar se populli i bashkuar do të fitojë betejën e tij. Sipas tij, Rilindja sot është në vdekje klinike.

 

“Ne jemi të vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Dhe kjo është një betejë shprese, ndryshimi për të gjithë, jo vetëm për një grusht njerëzish. Beteja e ka përfundimin e siguritë, fitoren. Rilindja është në vdekje klinike”, deklaroi Basha.

 

 

Kreu demokrat iu referua edhe tenderit të “Rrugës së Florinjtë”, Milot-Balldre kur tha se është projekt për një grusht hajdutësh. “296 mln euro do shpenzohen për 17 km, “Rruga e Florinjtë” Milot-Balldre, shkon për një grusht hajdutësh”, tha Basha.

“Dikush thoshte sot se qeveria i luan lekët në kumar. Jo jo, nuk i luan në kumar. Kjo bandë kriminale në ditët e saj të fundit, duke përfituar nga avujt e furrnaltës politike që ka ndezur populli, me protestat e përditshme e të përjavshme, kjo bandë kriminale është vërsulur si kurrë ndonjëherë në histori. Dhe me ato që po luajnë janë paratë e vogëlushëve shqiptarë, është djersa e prindërve të tyre. Stekat janë të larta. 296 milionë euro është njëra prej këtyre stekave për vetëm 17 kilometra rrugë.

E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Për Milot-Balldrenin, rrugën e florinjtë. Bota ju ka vënë emra të ndryshme rrugëve tregtare, rruga e gurtë, rruga e mëndafshtë, por sot Edi Rama po bëhet gati të ndërtojë rrugën e florinjtë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanët. Jo jo, për një grusht hajdutësh të babëzitur dhe për veten e tij.

Dua t’i drejtohem çdo biznesi në Tiranë, çdo biznesi të vogële të mesëm dhe t’ju them se të gjithë taksat që keni paguar në këto 4 vite, qeverisë dhe unëjahipit të bashkisë, që siç më keni thënë vetë, janë 7 deri 11 herë më të larta se para 4 vitesh. Të gjitha këto taksa bashkë, janë e barabartë me këtë shumë që Edi Rama po e jep me një dorë për 17 kilometra. Me një dorë po jep gjithë taksat tuaja në 4 vite”, u shpreh Basha.

Basha prezantoi edhe programin ekonomik të PD për rigjallërimin e biznesit të vogël. Basha premtoi rikthimin e taksës së sheshtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here