Shqiptari thyen rekordin në Itali. I dëbuar plot 14 herë, një 36-vjeçar shqiptar është dëbuar sërish nga Italia duke arritur shifrën rekord të marrjes së ekspulsit.
Sipas mediave italiane, shqiptari, një 36-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, me precedentë për krime ndaj pronës, u kap në rajonin Reggio të Italisë ditën e sotme dy javë pas dëbimit të fundit.
36-vjeçari numëron edhe 10 denoncime për dhunë, ku herën e fundit u dënua me tetë muaj burg dhe u kthye në Shqipëri.