Një pasagjer në avionin e linjës Britani – Pakistan në aeroportin e Manchester shkaktoi vonesa të mëdha pasi hapi derën e daljes emergjente, ndërsa donte të shkonte në banjë.
Avioni i “Pakistan International Airlines” ishte gati për t’u nisur nga Manchester, Britani e Madhe për në një Islamabad, të premten, por pësoi një vonesë prej shtatë orësh sipas linjës ajrore.
Dyzet pasagjerë ‘u derdhën” jashtë gjatë incidentit, pasi rrëshkitësja e daljes u hap automatikisht, tha PIA në një deklaratë.
Një zëdhënës i linjës i tha CNN se pasagjeri kishte hapur derën duke menduar se ishte banja, por gjithsesi të gjithë udhëtarët qenë të sigurt.
Aeroporti i Manchesterit refuzoi të komentojë për këtë incident./